RENEA aksion blic gjatë natës, kontrolle në banesat e…

0

Forca të shumta të RENEA-s kanë zbarkuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Nikel të Fushë-Krujës. Burime të sigurta për Fax News bëjnë me dije se fshati ka qenë i rrethuar për disa orë me radhë nga RENEA.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në disa banesa me vendim Gjykate dhe objektivi ka qenë kontrolli i disa banesave të personave me rekorde kriminale dhe precedent penal.

Ende nuk dihet nëse në shënjestër të këtij operacioni ka qenë edhe kapja e ndonjë personi në kërkim apo është bërë ndonjë arrestim.

Nikla është një nga zonat më problematike sa i përket veprimit të bandave kriminale, që kanë të bëjnë me aktivitetin e drogës, strehimit të personave me rekorde kriminale apo vrasjeve dhe atentave mafioze.

Nikla është zonë e krehur edhe herë të tjera nga policia për shkak të personave me probleme me ligjin ndërsa operacioni i mbrëmjes së kaluar është zhvilluar befasisht ç’ka ka zënë në befasi edhe banorët e zonës kur janë përballur me “shtetrrethimin” nga RENEA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu