Aksidentoi rëndë 23-vjeçaren, Gjykata e Tiranës jep vendimin për Jehon Breçanin

0

Gjykata e Tianës ka lënë në burg jehon Breçanin, i cili katër ditë më parë aksidentoi një 24-vjeçare në zonën e Kinostudios. 19-vjeçari ishte duke ecur në këtë zonë me shpejtësi tej normave të lejuara e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke aksidentuar 24-vjeçaren Xhenisa Gegan, e cila si pasojë e plagëve të marra mbeti edhe invalide.

Brecani pasi humbi kontrollin fillimisht u pëepals me një mur e më pas me një pemë që e ka thyer ku aty goditi edhe 24-vjeçaren e cila ndodhej në trotuar. Pas aksidentit 19-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, ku pas veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai iu nënshtua edhe testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Dyshohet se kur është aksidentuar ka qenë me shpejtësi të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu