Aksidenton 55 vjeçarin në Tregan ,drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

0

 

Në orët e para të mbrëmjes së sotme në një fshat afër qendrës së Njësisë Administrative Tregan i bashkisë Elbasan ka ndodhur një aksident.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë ka përplasur një këmbësor i cili po qarkullonte në rrugën rurale .Burime jo zyrtare konfirmuan se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë për shkak të frakturave të pësuar nga aksidenti.55 vjeçari , banor i fshatit Kyçyk është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës .Drejtuesi i automjetit sipas informacioneve paraprake pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.Policia po punon për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.