Policia e Tiranës po zhvillon një aksion blic në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë.
Arsyeja e aksionit është goditja e një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike në këtë zonë dhe më gjerë.
Deri më tani, uniformat blu kanë shoqëruar disa persona që kanë lidhje me shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa vijon operacioni dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.