Pas 190 gjobave të papaguara, influencueses i marrin makinën luksoze

0

Një “influencuese” ruse e rrjetit Youtube, siç quhet së fundmi komentuesit me shumë ndjekësa në rrjetet sociale, ka humbur makinën e saj Lamborghini pasi iu sekuestrua nga policia prej 199 gjobave të papaguara.

30 vjeçarja Nastya Ivleeva, e cila poston video në Instagram për 18.7 milionë ndjekësit e saj, pranonte se kishte humbur makinën luksoze pasi kishte marrë shumë gjoba trafiku.

Revista lokale “Life” shkruante se Ivleeva, nga Moska, kishte akumuluar 199 gjoba të papaguara brenda një viti.

Shuma totale e gjobave të saj nuk konfirmohej por disa media thonin se arrinte deri në 20 milionë rubla ($258,800).

Ivleeva – e cila njihet në Rusi si prezantuese televizive, ‘blogger’ e komentuese pas sekuestrimit të mjetit kishte paguar gjobat e akumuluara dhe makina e saj ishte rikthyer.

Në një prej videove të fundit, Ivleeva tregon me fytyrë të ngrysur nga kamera: “Ishte hera e parë në jetën time që ma morën makinën , Lambo-n tim, tani po pres radhën për të paguar gjobat dhe të bashkohem me të”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu