Akt barbar në Apoloni. Thyhet kolona monumentale. Reagon dhe Meta

0

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka denoncuar një akt skandaloz të dëmtimit të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, ndërkohë që në lidhje me këtë ka reaguar edhe Kreu i shtetit Ilir Meta i cili e konsideron si një akt barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të këtij parku.

Meta apelon me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.

Reagimi i plotë: Dënoj me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje tepër e rëndë, apeloj me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.

Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar. Bëj thirrje për nisjen pa zvarritje të projektit të restaurimit dhe forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin, që rastet e fundit dëshmojnë se po rrezikohen nga akte barbare që as pushtuesit nuk kanë guxuar t’i bëjnë. Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu