Aktivitet sensibilizues në Ditën e Gruas në Elbasan

0
Screenshot

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi nuk kaloi pa vëmendje në qytetin e Elbasanit.Forumi i Gruas në bashkëpunim me institucionet vendore u bënë pjesë e një tende ndërgjegjësuese në qendër të qytetit. Një ndër fenomenet më të shpeshta që hasen femrat në Shqipëri është dhuna me bazë gjinore. Gjithësesi thotë presidentja e Forumit të Gruas rritja e rasteve tregon për ndërgjegjësim të femrave për të mos e toleruar dhunën.

Vetë gratë dhe vajzat e vënë theksin te arsimimi dhe fuqizimi i femrave në Shoqëri. Një mesazh e kanë edhe për bërthamën e familjes.

Shumë mendojnë se problemet që hasen gratë vijnë prej kushteve ekonomike e sociale.

Në Shqipëri kjo festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti./Infoweb Media