Aktiviteti i shoqatës ZCGA në Elbasan: Kulti i shën Vladimirit të Duklës si simbol paqeje, vëllazërimi dhe tolerance…

0

Në datë 28 dhjetor 2021 shoqata ZCGA zhvilloi në Elbasan një aktivitet në kuadër të fazës parapërgatitore te projektit “Festimi i ditës shën Vladimirit të Duklës”, projekt i cili do të finalizohet në datë 4 qershor 2022 me hapjen e një ekspozite me fotografi të ikonave murale të shenjtit që janë gjetur në kisha dhe manastire në mbarë rajonin e Ballkanit. Ky aktivitet do të realizohet në bashkëpunim me Matica Crnogorska që ka si përfaqësues të saj në Shqipëri z. Bllagoje Zllaticanin. Në fjalën e mbajtur në këtë tavolinë të rrumbullakët, kryetari i shoqatës “Komuniteti malazez në Shqipëri” z. Marinko Çullafiq, falenderoi Drejtorinë për bashkëpunimin me diasporën dhe emigrantët e Malit të Zi për mbështetjen financiare që ka ofruar për realizimin e këtij projekti.
Gjatë këtij aktiviteti, midis të tjerëve fjalën e mori edhe profesoreshë Romina Radonshiq e cila bëri dhe nje bilanc të arritjeve të shoqatës ZCGA gjatë vitit 2021. Në fund u lexuan pjesë nga historia e shën Vladimirit në gjuhën malazeze dhe atë shqipe si edhe u shtrua një kokteil për të festuar të gjithe bashkë si shoqatë në këtë fund viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu