Aktori i njohur i jep çmimin “Oscar” presidentit të Ukrainës: Kur të fitoni luftën, ktheje në Malibu

0

Aktori Sean Penn, i cili po realizon një dokumentar për pushtimin rus të Ukrainës i ka huazuar një nga dy çmimet “Oscar” presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti Zelensky publikoi të mërkurën videon e takimit gjatë vizitës më të fundit të Penn në Ukrainë. Aktorim, i cili ka qenë i përfshirë në përpjekje të shumta ndërkombëtare humanitare dhe kundër luftës gjatë viteve, i tha Zelensky-t se sa herë që largohet nga Ukraina, “ndihet si tradhtar”.

“Por nëse e di që është këtu me ju, atëherë do të ndihem më mirë dhe më i fortë për luftimet”, u shpreh Penn teksa nxori statujën nga një çantë e zezë dhe e vendosi në një tavolinë përballë Zelensky.

“Kur të fitoni, kthejeni atë në Malibu. Sepse ndihem shumë më mirë duke ditur se këtu është një pjesë e imja”, tha aktori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu