Aktori me origjinë shqiptare do luajë versionin e ri të “Sandokan”, ‘tigrit’ të Malajzisë

0

Seriali “Sandokan” i cili njihet gjerësisht si një serial i famshëm, pritet të kthehet sërish fuqishëm në ekran. Këtë herë, ‘tigri’ i Malajzisë do të vijë në një version të ri italian, ku aktori kryesor do të jetë pikërisht Can Yaman, djali me origjinë shqiptare i cili është djali i një emigranti nga Prishtina. Ky serial pritet të mbajë të mbërthyer audiencën, ndërsa pritet të transmetohet në vitin 2021. Veç Yaman, aktorë të tjerë kryesor pritet të jenë edhe Luca Argentero dhe Alessandro Preziosi. Kujtojmë se ‘tigri’ i Malajzisë në fillim është luajtur nga aktori indian Kabir Bedi, por tani pritet të vijë ndryshe dhe më modern nga aktori me origjinë shqiptare Can Yaman. Lajmi është bërë nga vetë aktori, i cili ka deklaruar se është krenar për këtë rol.

Can Yaman:

Është një projekt i ri, ende në zhvillim e sipër. Është një foshnje (projekti) ende i porsalindur. Jam krenar që marr pjesë në një projekt ndërkombëtar si ky.
Burimi: gazzettadelsud.it/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu