Tjetër tërmet i fortë trondit Greqinë, sa ishte magnituda dhe ku epiqendra

0

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë ditën e sotme rreth orës 16:58 (sipas orës lokale). Mësohet se epiqendra ishte 15 km nga qyteti Nafpaktos ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 12.7 km.

Sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik Akis Tselenti, tërmeti u ndje edhe në Patras, ndërsa është raportuar për disa dëme në zonë, por nuk ka asnjë të lënduar.

Mediat lokale raportojnë se lëkundjet u ndjenë pasi zgjatën për disa sekonda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu