Aktorja e njohur e “Game of Thrones” bëhet nënë për herë të parë

0

Aktorja e njohur në rolin e Margaery Tyrell në serialin “Games of Thrones”, Natalie Dormer është bërë nënë për herë të parë në janar të këtij viti. Mesa duket artistja e ka mbajtur të fshehtë këtë lajm të bukur në tërë këto muaj.

Sipas disa burimeve nga “E! Online” ardhja në jetë e vogëlushes e ka ndryshuar shumë atë. Ajo ka shprehur se:

Unë kurrë nuk do të ankohem më për orët e zgjatura të xhirimeve, sepse privimi i gjumit është diçka tjetër. Unë e nënvlerësova plotësisht atë.

E dashuruar marrëzisht me vajzën, 39-vjeçarja nuk e ka zbuluar ende emrin e saj. Madje, artistja ka shprehur se është aq shumë e lidhur me vogëlushen sa do ta ketë shumë të vështirë të kthehet në punë kur teatrot në Londër të rihapen.

Për më tepër, Natalie tha se për të kaluar të gjithë ditën me vajzën ajo mund të punojë gjithë natën pasi e vlerëson shumë punën në skenë. Rikujtojmë, se Natalie dhe bashkëshorti i saj, David Oakes u takuan për herë të parë në vitin 2019 gjatë xhirimeve të “Venus in Fur”. Më parë Natalie ka qenë e lidhur me regjisorin Anthony Byrne për 11 vjet, por i dha fund fejesës në 2018-ën.

Seriali i famshëm “Game of Thrones” ka fiksuar miliona njerëz në të gjithë botën dhe suksesi dhe shikueshmëria e madhe e kanë kthyer atë në një fenomen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu