Aktorja ngre dyshimet : Britney Spears nuk poston vetë në rrjetet e saj sociale

0

Aktorja Chrishell Stause ka disa pyetje serioze në lidhje me një postim të fundit nga llogaria e Britney Spears në Instagram.

Më 30 mars, Britney ndau një klip të saj duke kërcyer me një mbishkrim që shfaqte reagimin saj ndaj dokumentarit të njohur “Framing Britney Spears”. Mirëpo, disa ndjekës, përfshirë Chrishell, vunë në dyshim nëse ato fjalë ishin shkruar në të vërtetë nga Britney.

“Në vend të videove duke vallëzuar, a mund të kemi një video ku ti shkruan dhe publikon postimet e tua herën tjetër?” –shkroi në koment Stause. “Unë dua të të besoj se je ti duke folur për veten tënde, por jam skeptike. Ne të duam!”

Sipas Chrishell, llogaria e Britney e ka fshirë komentin e saj.

“Ata fshinë komentin tim dhe kishte një mori pëlqimesh”, tha ajo në Instagram Story. “Dhe për mua, kjo është provë. Britney nuk do ta kishte fshirë komentin. Ne të duam, Britney.”

Por komenti i aktores ishte ruajtur në një screenshot nga një fans, të cilin Stause e publikoi në Instastory, ku shkroi:

“Nuk besoj se ajo e shkroi vetë mbishkrimin e atij postimi dhe nuk besoj se ajo e fshiu komentin tim. Unë do të jem e lumtur nëse jam gabim, sepse dua vetëm që ajo të jetë në gjendje të flasë për veten e saj! #FreeBritney.”

Ka pasur shumë spekulime nëse është Britney ajo që shkruan në mediat e saj sociale dhe nëse postimet përmbajnë mesazhe të fshehta, por në shkurt, menaxheja e rrjeteve të saj sociale, Cassie Petrey, i mohoi këto zëra.

“Britney krijon postimet e saj dhe shkruan mbishkrimet për postimet në Instagram,” shkroi ajo, duke shtuar më vonë: “Britney nuk po ‘kërkon ndihmë’ dhe nuk po lë mesazhe sekrete në mediat e saj sociale”.

Aktualisht, Britney është në një betejë ligjore për të hequr të atin si kujdestari i vetëm që menaxhon çështjet e saj personale dhe financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu