AKU kontrolle subjekteve tregtare

0

Prej disa ditesh bashkia e Elbasanit ne bashkpunim me Aku ka ndërmarrë një plan masash përsa i përket tregtarëve ambulantë qe shesin rrugëve. Masat ndaj tyre kanë qenë të rrepta dhe cdo tregtar është hequr nga vëndi ku ka kryer tregtimin. Kjo sipas Drejtorit të AKU Firdus Kurti ka ardhur fill pas ankesës së shumë qytetarëve të cilët janë ankuar se këto produkte mbartin probleme dhe nuk janë aspak të sigurta. Ai tregon se ka nisur inspektimi në shumë pika të qytetit. Tregtia rrugës shpesh ka sjellë problematikat e saj dhe vendimi për këta tregtarë ambulantë është marrë në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit.
Edhe pse ky aksion është marrë prej gati 10 ditësh ende shihen fermerë që tregtojnë në rrugë. Më së shumti janë produktet bimore por nuk mungojnë as ato shtazore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu