Akuza për korrupsion dhe tjetërsim të pronave, SPAK urdhër arresti për ‘Rrumin’

0

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’ i Sukthit.

Mësohet se urdhër-arresti për Lahon u lëshua pas akuzave për korrupsion, dhe tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Laho është shpallur në kërkim nga policia e Durresit edhe për heqje te paligjshme të lirisë pas dëshmise së vëllezërve Beqiraj.

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale Aleksandër Laho që mban edhe identitetin e Pëllumb Muharremit, nuk është një emër i panjohur për policinë.

I forti i Sukthit me pseudonimin “Rrumi” që mban disa emra vazhdimisht ka qenë në skedat e policisë i dyshuar për disa vepra penale.

Muharremi u akuzua sëbashku me dy persona të tjerë si një ndër autorët e përfshirë në konfliktin për pronat te Gjiri i Lalzit, ku do te investonte biznesmeni libanez Fadi Mitri.

Në atë kohë Policia e Tiranës shoqëroi tre persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez, mes tyre dhe Rrumin. 48 vjeçari u lirua nga gjykata e Apelit ne vitin 2016 pasi nuk u provuan akuzat.

Pëllumb Muharremi (Rrumi) u hetua edhe për rrahjen e një avokati në Durrës. Por në të dy rastet ai mundi t’i shpëtojë drejtësisë pasi nuk u siguruan prova për implikimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu