LAJM I FUNDIT/ Pas ákuzave për vrásje e kríme, Thaçi anulon udhëtimin drejt Uashingtonit

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimin drejt Uashingtonit. Thaçi u nis drejt Amerikës për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova e Serbia rinisin dialogun.

Kur po nisej, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK’së, Kadri Veselit, për krìme lufte dhe krìme kundër njerëzimit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krìmesh kundër njerëzimit dhe krìmesh lufte ndër të cilat, vrāsje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortūra. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penālisht përgjegjës për afërsisht 100 vrāsje të paligjshme. Krìmet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra vìktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftimin e ZPK’së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu