Akuzat për krime lufte/ Sot seancat në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

0

HAGË– Sot do të mbahen seanca të ndara në Hagë ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Haga merr vendimin! Zbulon ditën dhe orën e gjykimit të Rusisë për gjenocid në Ukrainë
Prokuroria Speciale ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në dokumentin e dorëzuar nga organi i akuzës në Gjykatën e Hagës, ata akuzohen se u kanë hequr lirinë të paktën 12 personave në periudhën 4 korrik 1998 – 29 prill 1999. Akuza ndaj tyre për krime lufte shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu