Japonia vendos sanksione të reja ndaj Rusisë për të ndaluar eksportet

0

JAPONI- Ministri i industrisë në Japoni Koichi Hagiuda, ka deklaruar se ka vendosur sankasione të reja ekonomike ndaj Rusisë. Sanksionet përfshin ngrirjen e aseteve të shumë individëve dhe ndalimin e eksporteve, të mallrave të fundit dhe institucionet shkencore ruse.

Sipas Sky News, Hgiuda u shpreh se do të vendos kohën dhe metodën e një embargoje ruse të naftës duke marrë parasysh ndikimin në ekonomi.

“Ne do të donim të konsideronim një metodë të heqjes gradualisht me kalimin e kohës në një mënyrë që minimizon efektet negative në jetën e njerëzve dhe aktivitetet e biznesit,” tha Hagiuda.

Hagiuda tha se Japonia nuk mund të ndalojë menjëherë importin e naftës nga Rusia, por gradualisht do të largohet nga varësia nga energjia ruse duke siguruar akses në furnizime alternative.