Akuzat për shitblerje votash dhe i dehur në makinë, flet Sokol Skura

0

Kandidati i LSI-së për Librazhdin, Sokol Skura u arrestua ditën e hënë për shkak se u kap i dehur në timon, në po të njëjtën ditë kur Monika Kryemadhi e prezantoi si pjesë të listave.

Në një intervistë për “Fax News”, Skura deklaroi se procesi i ndalimit të tij ishte i dyshimte, duke qenë se policët iu drejtuan duke i thirrur në emër. Ai mohoi të ketë qenë i pirë, ndërsa shtoi se një numër i madh policësh ishin aty kur u ndalua ai, gjë që e bën të dyshimtë sipas atij.

Më tej, Skura e quajti një provokim videon e publikuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku ai akuzohet se është përfshirë në biseda për shit-blerjen e votave. Ndër të tjera, Skura i bëri thirrje Taulant Ballës që të mos e shohin njëri-tjetrin si kundërshtarë, por si një garë politike.

Skura në fund ka folur edhe për aksidentin që ka pasur në vitin 2015, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një 17 vjeçar. Sipas Skurës, 3 ekspertiza e kanë nxjerrë që ai ka qenë në kushte të funksionimit normal kur ka ndodhur aksidenti, duke shtuar se me familjen e të ndjerit ka një raport mjaft të mirë.

Intervista: 

Të shkonte deri në atë pikë deri në prerje shiritash. Megjitahatë më shumëdëm i kanë bërë vetes sesa Sokolit, sepse Sokolin kurrë nuk do ta provokojnë jo me atë video por as me video të tjera. Sokol Skura është djalë Librazhdi. Bile kanë tentuar të më provokojnë. Nga mënyra sesi do të komunikohej, më vjen keq por nuk ka lidhje fare me pjesën me ccfarë diskutohet.

Kam qeshur kur e kam parë videon. Më kërkoi për tmë takuar. Unë e kam ndihmuar gjithmonë dhe mendova mos ka ndonjë problematikë të caktuar. Më thotë o Sokol ka dalë fjala se atje në Librazhd po jepen para. Janë muhabete ordinere. Tani po thu ti, apo po thonë ata, i thashë atij. U bë më shumë thashethem sesa lajm. Po mvinte inat me veten.

Në gjykimin tim unë e shpreha edhe pak më parë, edhe Taulantin e njoh mirë se jemi bashkëqytetarë Kemi një histori edhe nga ish forca ime politike. Nga 2017 deri në 2021, ccdo gjë që qarkullon në qarkun e Elbasanit, të gjitha procedurat.

I bëj thirrje edhe Taulantit, ne jemi pranë zgjedhjeve qëndrore, që të heqi dorë nga skena që nuk i shkojnë qytetarisë tonë si Librazhd, që mos ta shohim njëri-tjetrin si kundërshtarë, por si një garë politike.

Arrestimi:

Kam qarkulluar me leje nga e-albania. Unë isha në një varg ku kalonin makinat. Isha vetëm në timon. Nëse do kisha probleme të këtij tipi nuk do ta kisha ngarë makinën. Më bëri përshtypje që më ndalën, njëri më thirri me emër, disa të tjerë ishin në hije. Më bënë disa kontrolle të shpejta. Nuk më ;lanë as kohë në mënyrën e shprehjes. Më thanë zoti Sokol keni dalë 0.52 ml. Presioni ishte tepër i madh sepse u mblodhën shumë punonjës policie. Më kanë thënë, kanë marrë shqiponjat, komunikonin në radio me drejtues poltik të qarkut. Më thanë do shoqerohesh në komisariat. Nuk kam bërë asnjë reagim. Më bënë arrestim të menjëhershëm. Nqs unë kam bërë procedure jashtëligjore, unë jam i gatshëm. Më thanë që në këto kushte që je ti nuk është normale që të arrestohesh menjëherë.

Aksidentimi i 17 vjecarit

Kam plotësuar dhe një formular dekriminalizimi, sepse unë kam qenë dhe anëtar këshilli. Të gjitha i kam deklaruar te formulari. Që ta sqaroj, dhe është hera e fundit, për një aksident që mund t’i ndodhë kujtdo. Nga të gjitha veprimet që janë bërë, janë bërë mbi 3 ekspertiza. Në atë aksident, të gjitha ekspertizat kanë konkluduar që Sokoli ka qenë në kushte të funksionimit normal. Kam dalë i pafajshëm. Sot që flasim, me familjen e të ndjerit, unë shkoj jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur një pakt mirëkuptimi në sensin ligjor. Sot që flas, unë ndjejhem keq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu