Sherr mes të rinjve, ja si degjeneroi debati në dhunë fizike

0

Një përleshje mes të rinjve është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i lënduar një person.

Nga burimet raportohet se një person është lënduar nga sherri i ndodhur pak më parë. I riu ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës ku po merr mjekim.

Një grup të rinjsh që kanë qenë fillimisht duke konsumuar kafe, më pas ka nisur një debat me disa persona të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e kësaj tavoline dhe diskutimi ka degjeneruar në konfrontim dhe përplasje fizike.

Nga përplasja fizike dhe me sende të forta është dëmtuar njëri prej personave të përfshirë në këtë sherr. I lënduari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, pasi ka pësuar disa fraktura në trup, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Janë relativisht mosha të reja, por jo adoleshentë, bëhet fjalë për të rinj të moshave 25-30 vjeç.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu