Shqiptari habit policinë italiane, ruante drogën dhe sendet e vjedhura me pitbull (Emri)

0

 

Policia italiane është shumë e kujdesshme në luftën kundër tregtisë së drogës, e cila është gjithnjë në rritje përtej Adriatikut. Së fundmi, policia italiane ka vendosur në pranga një 34-vjeçar shqiptar të identifikuar si Indrit Ibro, një emër jo i panjohur për karabinierët e vendit fqinj, pasi dhe në të kaluarën ishte akuzuar për vjedhje.

Policia prej kohësh ishte në përgjim të shqiptarit dhe në banesën e tij në Via Veneto, shpesh vinin re vizita të shpeshta nga djem të rinj, të cilët ishin skeduar si persona që merreshin me shpërndarjen e kokainës dhe grabitjen e disa banesave në zonë. Pas një përgjimi disa javorë, policia vendosi të kontrollonte apartamentin e shqiptarit, ku dhe gjetën doza të shumte kokaine, e paketuar dhe e gatshme për shitje, 400 euro para të thata dhe material për paketimin e substancave narkotike.

Ndërkohë në dhomën ngjitur, policisë i tërhoqi vëmendjen lehja e një qeni pitbull, i cili qëndronte i kyçur. Pasi siguruan kafshën, agjentët arritën të hynin në dhomë dhe gjetën mallrat ë shumta të vjedhura. Në përfundim të operacionit, 34-vjeçari shqiptar u arrestua dhe akuzohet për posedim dhe tregtim të drogës dhe vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu