Akuzohej për trafik droge, Gjykata liron nga qelia 73-vjeçarin

0

Burgimi për Azis Xhaferrin, 73-vjeçarin e akuzuar nga Gjykata e Vlorës për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike siç duket ka zgjatur vetëm pak ditë. Pas rishqyrtimit të çështjes, gjykata ka vendosur që të lirojë Xhaferrin dhe të lërë masën “detyrim paraqitje” për 73-vjeçarin. Akuza ndaj tij tashmë rëndon për mos kallëzim krimi. Ky i fundit dyshohet se i çonte ujë dhe ushqim punonjësve të parcelës ku u gjet lënda narkotike. Ndërkohë, së bashku me të nën akuzë ishin dhe 47 të tjerë, mes tyre dhe 6 efektivë të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu