U gjetën të pajetë në kanal/ Dy vëllezërit në Maliq u goditën njëri me një plumb pas koke dhe tjetri në zemër

0

Disa çaste më parë, detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dy vëllezërve në Maliq të Korçës. Vëllezërit Martin dhe Andi Olldashi, bëhet me dije se para se të humbnin kontaktet me familjen, biseduan me 11 persona. Gjithashtu, nga ekspertiza mjekoligjore mësohet se janë qëlluar me pistoletë nga një distancë të afërt. Martini është qëlluar pas koke pranë veshit të majtë, ndërsa Andrea me një plumb në zemër. Ndër të tjera, është marrë në pyetje K.Hoxha, e dashura e njërit prej djemve. Për momentin nuk ka asnjë person të dyshuar apo arrestuar për këtë ngjarje të rëndë.

Trupat e pajetë të dy vëllezërve Olldashi nga Pogradeci, u gjetën më 10 dhjetor të këtij viti në një kanal kullues, pranë një are në Maliq të Korçës, tre ditë pas largimit të tyre nga banesa. Andrea dhe Martin Olldashi, 31 dhe 33-vjeç rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje të banesave, gjobëvënie ndaj bizneseve si dhe trafik të narkotikëve. Një tjetër ngjarje e rëndë për të cilën ata ishin arrestuar më parë, është vendosja e tritolit në një lokal në vitin 2012. Nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit të jenë marrë peng në datën 7 dhjetor, kur edhe u denoncuan të humbur nga nëna e tyre, si dhe të jenë ekzekutuar po atë ditë në zonën e Maliqit. Trupat e pajetë u gjetën nga një banor i zonës, i cili vuri re dorën e një prej viktimave, pasi ishin mbuluar me dhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu