Akuzohen për përd*hunimin e 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor, Gjykata e Elbasanit cakton masën arrest me burg për njërin autor, tjetri arrest shtëpie

0

ELBASAN- Gjykatën e Elbasanit ka marrë vendimin ditën e sotme për të caktuar masën arrest me burg pa afat për Bledo Jollën, që akuzohen për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme mendore. Ndërkohë ndaj të dyshuarit tjetër, Rexhep Balla i është caktuar masa arrest shtëpie.

Jolla ka pranuar pjesërisht ngjarjen ku ka deklaruar para oficereve të policisë se ata e kanë zhveshur 31-vjeçarin. Ndërkohë për Ballën ka kërkuar “arrest me burg me afat”, pasi mbrojtja ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.

Denoncimi për përdhunimin e 31 vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë punës së dy rojeve të dyshuar për ngjarjen. Herë herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti. Gjithashtu mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31 vjeçarit me probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu