Akuzohet për abuzim seksual me të mitur, arrestohet ish-drejtori i Teatrit Kombëtar

0

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Greqisë Dhimitris Ligniadhis është arrestuar nga policia pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur.

55 vjeçari dha dorëheqjen nga posti në 5 shkurt pas denoncimeve të shumta ndaj tij për sulme seksuale, të cilat ai i ka mohuar.

Ditën e djeshme një 19 vjeçar deklaroi se Ligniadhis e kishte përdhunuar kur ai ishte 15 vjeç, ndërkohë që Ministria e Kulturës doli me një deklaratë zyrtare ku shprehej se nuk kishte dijeni për këto abuzime që ish-drejtori kishte bërë.

Partitë opozitare greke kanë sulmuar ministren e Kulturës dhe kryeministrin Mitsotakis, të cilin e cilësojnë si një mik të Ligniadhis, ndërsa akuzojnë ministrinë se nuk ka marrë masat në kohë për ta hequr nga puna drejtorin abuzues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu