Akuzoi se Basha ka fituar 4 shtëpi gjatë tërmetit, PD padit për shpIfje Erion Veliajn

0

 

Partia Demkratike paditi në gjykatë për shpifje Kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar denimin e tij për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

penale argumenton se Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:

Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu