Arrestohet pronari i një lokali në Elbasan. Komunikata e Policisë

0

Komunikata e Policisë Elbasan:
Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.
Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi R.H., 51 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.
Kontrollet kundër do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu