Alarm në Europë për pluhurin afrikan! Çfarë do të ndodhë në Shqipëri?

0

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja ka mbuluar qiellin e Zvicrës, duke i dhënë pjesës më të madhe të vendit një nuancë të verdhë.

“Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një rënie të dritës së diellit dhe dukshmërisë . Ka gjithashtu një rritje të përqendrimeve të grimcave të imta,” thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për X.

Pluhuri arriti në rreth 180,000 tonë, sipas llogaritjes, i tha radios publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo .

Franca juglindore është vënë gjithashtu në alarm.

Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka njoftuar se në vendin tonë duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore, një qendër e presionit të ulët do të kalojë mbi afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu