Alarm në familjen e ish-Kryeministrit Nano, të gjithë pjestarët bëjnë testin e Covidit, zbulohen përgjigjet

0

Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për koronavirusin. Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar. Sipas Abcnews.al përgjigjet për të tre ata kanë rezultuar të jetë negative.

Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës deri më tani, dihet që me koronavirusin është infektuar deputeti Adriatik Alimadhi. Pasi konfirmoi vetë se ishte i infektuar, Alimadhi pati një udhëtim jo fort të lehtë nga Infektivi tek “Shefqet Ndroqi” ndërsa tashmë është duke u rikuperuar në shtëpi.

Po ashtu, me koronavirus u infektua edhe djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima. Deputetja njoftoi më 1 prill se i biri ishte më në fund i shëruar nga koronavirusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu