Alarm në futboll/ Më i miri i derbit britanik rezulton me Covid-19

0

Lojtari më i mirë i ndeshjes Skoci-Angli, Billy Gilmour, ka rezultuar pozitiv për Covid-19 në testin e fundit të kryer për lojtarët skocezë. Futbollisti i Chelsea tani duhet të qëndrojë në izolim për një minimum prej dhjetë ditësh dhe nuk do të jetë në gjendje të kthehet derisa të negativizohet, sikurse e kërkon protokolli i UEFA-s.

Skocia e luan ndeshjen e fundit të grupit kundër Kroacisë të martën në orën 21:00 dhe i duhet një fitore për të kaluar në 1/8 finale. Tani për tani alarmi është maksimal në kombëtaren e drejtuar nga Steve Clarke, gjithashtu edhe te rivali i fundit i skocezëve, Anglia.

“Federata Skoceze e Futbollit mund të konfirmojë që një anëtar i ekipit kombëtar, Billy Gilmour, ka dalë pozitiv për COVID-19. Duke qenë në kontakt me autoritetet shëndetësore, që kur u regjistrua testi pozitiv, Billy tani do të vetë-izolohet për 10 ditë. Kështu do ta humbasë ndeshjen e nesërme të Grupit D kundër Kroacisë në “Hampden Park”, – thuhet në njoftimin zyrtar për këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu