“Leli si paralajmërim për Lalin“

2

 

Nga Anisa Bahiti

Historia e Dritan Lelit, kryebashkiak i Vlorës, ngjan me një rast tipik tragji-komik.

I ardhur nga një familje e majtë dhe e rëndësishme në qytetin e Vlorës, me një karrierë profesionale pë t’u pasur zili, me një profil aspak të hasur më parë të kryebashkiakëve arrogantë apo sherraxhinj, Dritan Leli mund të themi se ka qenë Kryetari më i mirë i Bashkisë së Vlorës në këto 30 vjet pluralizëm.

Sigurisht pa profil të lartë politik kombëtar, ai mbeti gjithnjë një fenomen politik rajonal në Vlorë. Me adresimin e disa problematikave të Vlorës dhe me mbështetje financiare të qeverisë Rama, ku ky i fundit është vetë deputet atje, në këtë qytet shumë gjëra kanë ndryshuar.

Tashmë nuk ka rëndësi sesi filloi sherri Rama-Leli apo ç’rol  kishte Gjiknuri si udhëheqës politik në këtë bashki dhe në këto zgjedhje. E rëndësishme është të kuptohet thelbi i problemit. Rama, për arsyet e veta nuk e deshte më Lelin. Ai i dërgoi atij të kudo ndodhurin  Afrim Qendro si zëvendës, d.m.th si mëkëmbës të tij. Më tej ai i tha Lelit bëhu deputet se Bashkia më duhet mua. Aty ai kuptoi se cili ishte Leli, një personalitet individual, dhe sado të dobët politikisht e kishte. Ndaj i tha i zoti i kësaj shtëpie jam UNË dhe ketu vendos UNË. Të tjerat me batutua poltike janë histori!

Por lind pyetja pse Leli, që është kaq i parëndësishëm, iu kthye në kaq të rëndësishëm Ramës, i cili është një njeri që gjërat nuk ia lë rastit ???

Në të njëjtën kohë me Lelin u ngrit dhe Ylli i Kryebashkiakut për Lalin (Erion Veliaj). Në pak kohë ai i eleminoi të gjithë kundërshtarët politikë brenda llojit, nga Saimir Tahiri e deri tek disa të tjerë që tashmë do i përkasin historisë së PS si Ditmir Bushati apo ndonjë tjetër.

Ai arriti të forcohet shumë mediatikisht, vuri nën kontroll PS-në e Tiranës, ekonomikisht është njeriu që menaxhon buxhetin më të madh të bashkive në Shqipëri dhe jo vetëm.

Lali mori përsipër të udhëhiqte fushatën e Tiranës ku ia doli me sukses. Në të njëtën kohë ai vuri njerëzit e tij në listë  dhe punoi fort me ta që të dilnin tek më të votuarit, si p.sh të dy Xhafajt, Fatmiri dhe Etjeni. Deri ketu ok, por kur e gjithë kjo kthehet tek ndërkombëtarët e Tiranës dhe të tjerë nëpër BE dhe Amerikë të cilët i takon ashtu si rastësisht me biçikletë nëpër Tiranë, se Lali është pasardhës i dizenjuar i Ramës.

Pas kësaj  pamë një Ramë ndryshe. Ai mbylli mitingun e zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë me në krah vetëm të birin dhe bashkëshorten, si për të thënë se ai ka vetëm Zahon pasardhës dhe vetëm familjen e tij, pikërisht në Vlorën ku nuk toleroi karshillëkun e Lelit.

E dyta; zonja Rama, bashkëshortja e Kryeministrit, e cila mbiemrin e vet e ka Basha, pak ditë më parë si asnjehëre në këto 8 vjet pushtet, dha një intervistë shumë të qartë, duke lënë hapur të nënkuptohet se vërtet ajo nuk bën jetë publike. Por jo se ajo është jashtë lojrave politike. Përkundrazi gjithnjë e më shumë njerëzit e saj nga Ministrja e Financave e deri disa të tjerë, do jenë pjesë kryesore dhe  e rëndësishme e ekipit të ardhshëm qeveritar.

Fakti që Rama insiston në largimin e dikujt që s’mund të bëj asnjë dëm më Ramës, më shumë se hakmarrje ndaj Lelit, duket si një paraljmërim për Lalin, që s’do t’i vinte aspak keq, as Gjiknurit, Klosit etj, po sigurisht jo e jo zonkës Balluku e cila ndoshta e risheh një rikthim të saj në Bashkinë e Tiranës, kësaj rradhe sigurisht jo si zëdhënëse.

2 KOMENTET

  1. Dritan Leli moj zonje nuk mund te krahasohet kurre me nje palaco ciriku si Erion Veliaj. Jane vite drite larg njeri tjetrit! Mos bej gabime te tilla. Ndersa Vlora e vloraket asnjehere se merituan nje kryetar si Leli. Prandaj tani kane ata deputete rrugece sepse thjesht ata meritojne!

  2. Ne Vlore po ndodh nje cudi tipike rilindase! Fyerje per miletin e vlores ajo qe po ben vaki e turp i madh! Une jam nga vlora dhe e kam pare e jetuar vete perkushtimin e seriozitetin e Lelit! Shpura e sherbetoreve qorre lokale jane pastaj nje derexhe e rendomte qe as meshiren nuk e meritojne. Por sduhet te harrojne e radha do tju vije besoj dhe atyre ….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu