Alarm ushqimor/ Zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

0

Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë copa metali.

Ky është njoftimi që është dërguar në vendin tonë nga portali RASFF i Bashkimit Evropian i cili bën shkëmbim informacioni në kohë reale sapo konstaton njeërisk në zinxhirin ushqimor.

Ky sistem alarmi ka vënë në dijeni AKU se pas analizave të kryera në biskotat “Milka”, më konkretisht emri i produktit është “MILKA XL Cookies” me datë skadence 20.07.2024 dhe me bar-kodin e poshtë shënuar: 7 622300 786687, është konstatuar prezenca e copëzave metalike.

Sipas AKU, këto biskota janë futur në vendin tonë, por rezulton se e gjithë sasia është shitur.

Edhe pse alarmi ushqimor duhet të ngrinte në këmbë AKU-në, ky institucion në asnjë nga rrjetet sociale nuk e ka publikuar këtë njoftim për konsumatorët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu