EMRI/ Përplasi kolegen me makinë dhe u arratis, shpallet në kërkim efektivi i Policisë në Vlorë

0

VLORË- Agjencia e Mbrojtjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Vlorës po punon për kapjen dhe ndalimin e punonjësit të policisë Festim Xhafaj pasi akuzohet për një sërë veprash penale.

Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës.

Sipas AMP, më 3 maj të 2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan një thikë dhe biçak, për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik.

Në vijim të veprimeve procedurale, Agjencia ka administruar edhe kallëzimin e punonjëses së policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu