Alda Klosi pyetet në burg pas arrestimit: Rozeta Dobi më vodhi 120 mijë euro, pjesa tjetër e parave nuk janë të miat

0

Të enjten e 16 shkurtit, oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në ambientet e burgut 325 në Ali Demi për të marrë dëshminë e parë pas arrestimit të Alda Klosit, ish zyrtarja e Kryeministrisë, e cila po mbahet në paraburgim nën dyshimet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Ish zyrtarja e lartë e kryeministrisë ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.

Burimet thanë se ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait. Ndërsa, këmbëngul se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka disponuar asnjëherë shuma të tilla.

Por, ndërkohë është pastruesja e cila rrëfen se paratë janë të ish zyrtares së lartë dhe se ja la ti ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish burrin e saj me të cilin kishte përplasje.

Dëshmitë e dy grave janë tërësisht të kundërta ndaj prokuroria ka thelluar hetimet, me qëllim që të mund të provojë se paratë i përkasin ish drejtoreshës së koncesioneve, si dhe të sqarojë rolin e pastrueses rozeta Dobi të djalit të saj, Havierit.

Nënë e bir vijojnë të mbahen në paraburgim nën dyshimet për akuzën e vjedhjes, ndërsa ish zyrtarja Klosi pritet të përballet të hënën me gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, ku synon një masë më te lehtë sigurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu