Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ: Emri i Metës të vendoset në fletën e votimit, ishte qokë e Celibashit!

0

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i deputetit Enkelejd Alibeaj kërkon që në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të shkruhet emri i Ilir Metës. Në një ankimim që është dorëzuar në KAS, Indrit Sefa shkruan se miratimi i fletës pa emrin e kryetarit të koalicionit është një “qokë” të kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi për “non gratan”. Me këtë vendim, sipas përfaqësuesit të Alibeajt, Celibashi po minon procesin zgjedhor.

Postimi:

Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit. Bejëni vetë diferencën. Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani. Përgjigjën e di vetë ai.

Më herët, deputeti Alibeaj i ka dërguar një letër Autoritetit të Medias Audiovizive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ka kërkuar që të mos e lejojnë më përdorimin e logos së PD. Në letër thuhet se duhen marrë masa për zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të ndalojnë përdorimin e emrit të PD, logos dhe simboleve nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, duke shënjestruar kështu kryedemokratin Sali Berisha dhe mediave që i referohen atij si kryetar të Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu