Alibeaj mbledh kryesinë e grupit të PD-së, të pranishëm vetëm Pampuri dhe Agalliu

0

Ka nisur mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është thirrur nga Enkelejd Alibeaj, për të dakordësuar qëndrimin që kjo forcë politike do të ketë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm përveç Alibeajt, edhe Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, ndërkohë që kanë munguar Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, njësoj siç vepruan edhe në takimin e të premtes.

Gjatë ditës së djeshme, Enkelejd Alibeaj, pasi tha se ishte konsultuar me email me një grup deputetësh, serviri në media një draft me konkluzione se si do të duhej të ishte presidenti i ri i vendit.

Drafti u kundërshtua nga pjesa e deputetëve të Komisionit të Rithemelimit, të cilët e akuzojë Alibeajn se po bashkëpunon me Edi Ramën, për të legjitimuar procesin e njëanshëm të zgjedhjes së presidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu