Shpërthen në flakë makina në tunelin e Kërrabës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në dalje të tunelit të aksit Tiranë-Elbasan.
Një mjet ka shpërthyer në flakë dhe ka dalë jashtë rruge. Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Infowebtv, shihen zjarrfikësit që përpiqen të fikin flakët.
Ndërsa policia normalizoi trafikun e automjeteve.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. Infowebtv