Alibeaj tërheq ankimimin për statutin e PD

0

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Na bëni Like dhe Follow në faqen e re në Facebook duke klikuar këtu.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga beteja në Gjykatën e Apelit për statutin e Partisë Demokratike. Lajmin e bëri me dije përfaqësuesi i tij ligjor, Indrit Sefa. Në një deklaratë për mediat, para nisjes së seancës gjyqësore për vulën e PD-së që po mbahet sot, Sefa tha se do të depozitojë një kërkesë përmes të cilës do të kërkojë pushimin e çështjes dhe heqjen dorë nga kërkesa për bashkimin e dy statuteve. Sefa kërkoi gjithashtu që Gjykata e Apelit të marrë një vendim para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje. Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike. Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit. Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershoejtim qe ne dt 31 maj. Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit,”- tha Sefa.

Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi para pak ditësh kërkesën e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerja nga gjykimi i çështjes për bashkimin e dy statuteve, atë të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit të vitit 2021. Por po ashtu, përveç rrëzimit të kërkesës, Apeli vendosi gjithashtu gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 lekë të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu