Alis Narazani do të jetë kryetari i PD, Dega Elbasan
Alis Narazani do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike, Dega Elbasan, pasi ka siguruar shumicën e votave në përfundim të procesit të numërimit.
Pas mbylljes së votimit dhe përfundimit të numërimit nga komisioni, Narazani rezulton fitues me 472 vota, duke lënë pas kandidatët e tjerë në garë.
Sipas rezultateve, në vend të dytë renditet Sokol Shkëlzeni me 319 vota, i ndjekur nga Durim Çekrezi me 249 vota. Ndërkohë, Elior Vila ka marrë 88 vota dhe Lumturi Hasa 67 vota.
Në garë për drejtimin e degës ishin pesë kandidatë: Durim Çekrezi, që drejtonte përkohësisht degën pas largimit të Blendi Himçit; Elior Vila, pedagog; Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete; Sokol Shkëlzeni, me eksperiencë të gjatë në strukturat e PD-së; si dhe Alis Narazani, përfaqësues i një brezi më të ri politik.
Me këtë rezultat, Alis Narazani merr drejtimin e Partisë Demokratike, Dega Elbasan, duke fituar besimin e shumicës së anëtarësisë.





