Partia Demokratike Dega Elbasan ka mbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të degës.
Aktualisht anëtarët e komisionit kanë filluar numërimin e votave.
Kreu i komanduar i PD, Dega Elbasan, Gani Cani u shpreh se procesi ka vijuar normalisht që prej orës 08:00 deri në orën 18:00 kur është mbyllur dhe votimi, ku kanë marrë pjesë 1208 anëtarë me të drejtë vote.
Në garë janë Durim Çekrezi, që aktualisht drejton përkohësisht degën pas largimit të Blendi Himçit; Elior Vila, pedagog; Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, Sokol Shkëlzeni, me eksperiencë të gjatë në strukturat e PD-së; dhe Alis Narazani, përfaqësues i një brezi më të ri politik





