Alvin Berisha është transformuar/ Ja si duket djali që shpëtoi nga “kampi i ferrit”

0

Një vit lumturi në familjen e Alvin Berishës. Më 8 nëntor të vitit të kaluar ai shkeli pragun e shtëpisë së tij duke përqafuar gjyshin, babanë dhe motrat dhe dukë lënë pas tmerret që kishte kaluar në kampin Al-Hol në Siri. Babai i tij ka ndarë në rrjetin social Facebook një video që u bë virale një vit më parë ku vogëlushi përqafon gjyshin e tij.

Si duket sot Alvin Berisha? Në foton e postuar nga i ati shkëputur nga pushimet e kësaj vere, vihet re një transformim në shëndetin e tij, ndërsa fytyra e tij rrezaton lumturi. “Të dua shumë zemra ime”, shkruan i ati krah fotos.

Alvin Berisha u nxor nga kampi famëkeq ku qëndronte bashkë me mijëra persona të tjerë, dhe pasi qëndroi një ditë në Damask u nis drejt Libisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu