Ambasada e Katarit në Tiranë Organizon Pritje me rastin e Ditës Kombëtare

0

Ambasada e Katarit në Republikën e Shqipërisë organizoi një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të qeverisë, ministra dhe zëvendëministra, deputetë, trupi diplomatik i akredituar në vend, si dhe personalitete të medias, artit, kulturës dhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Ambasadori z. Xhebër bin Ali Al Dosari, shtjelloi simbolikën që ka kjo ditë për Katarin dhe katarianët, si dhe numëroi arritjet e shumta në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore që vendi ka realizuar nën udhëheqjen e tij, përfaqësuar nga HH Emiri, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjithashu, ai nënvizoi pozicionin e veçantë që zë sot Katari në skenën rajonale dhe ndërkombëtare, falë politikës së tij  të jashtme dhe rolit të tij të njohur në ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve kudo në botë me mjete paqësore, në bashkëpunim me partnerët e tij ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, Ambasadori theksoi thellësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe solide që bashkojnë Katarin me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe konfirmoi qëndrimin e përhershëm të Katarit në krah të të dy vendeve dhe popujve miq, si në kohë të mira ashtu edhe në të vështira.

“Midis vendeve tona ka një vullnet të fortë e të përbashkët për konsolidimin e këtyre marrëdhënieve dhe zgjerimin e horizonteve të bashkëpunimit dypalësh” – përfundoi ai.