Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e thirrur nga Kryeministri Edi Rama. Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe Rama vijojnë të mbeten në godinën e Këshillit të Ministrave, në Kryeministri.
Zv.kryeministrja mori pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga Edi Rama. Sot në orën 10:30 nisi mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun.





