Ambasada gjermane në Tiranë ka vendosur që të mbyllë sportelet e vizave dhe pashaportave për shkak të koronavirusit. Me anë të një njoftimi në Facebook, njofton se personat që kanë aplikuar do të marrin një datë tjetër nëpërmjet komunikimeve elektronike.
Sa i përket rifillimit të punës në zyrë, do të jepet njoftim përmes faqes së internetit apo Facebook. Rastet urgjente duhet të kontaktojnë në numrin e shërbimit të gatshëm.
Njoftimi i plotë: Prej ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.
Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.
Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.