Ambasadorët në Elbasan: Kush prek votën do të dënohet!

0

Ambasadori Luigi Soreca, ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman  Peter Zingraf  zhvilluan sot takime me drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit.

Në axhendë ishin drejtuesi politik i PD Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PS Taulant Balla dhe drejtuesja e Nismës “Thurje” Rudina Hajdari.

Luigi Soreca: Donim të përcillnim mesazhin që e kemi përcjellë që në krye të çeljes së fushatës zgjedhore, në deklaratën e përbashkët zgjedhore të 25 marsit.

Donim të shihnim një fushatë të përqëndruar te programet, te qytetarët shqiptarë dhe nevojat e tyre dhe jo të përqëndruar te sulmet dhe intimidimet.

Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderve që takuam, njëkoëhsisht dëgjuam dhe këndvështrimet dhe shqetësimet e tyre.

Ne po e ndjekim shumë afër problemin. Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave po heton gjithashtu dhe SPAK, të presim përfundimet e hetimeve dhe më pas ne do të jemi një deklaratë.

Ajo çka është vërtet e rëndësishme dhe mjaft thelbësore për është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin.

Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës, mos harroni se blerja e votës është vepër penale, parashikohet nga neni 328 i kodit penal. Dëgjuam gjithashtu për shitje vote, edhe kjo vepër penale e parashikuar nga neni 328 i kodit penal.

Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, 40 skuadra të BE dhe shteteve anëtare që do të vizitojnë qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve, disa prej nesh do të kthehen këtu në Elbasan.Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe BE, të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Të njëjtat mesazhe u përsëritën dhe nga ambasadorja franceze, Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

Elisabeth Barsacq: Mendoj se heqja e gjuhës së urrejtjes do të ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme për zgjedhjet këtu në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa u intimiduar, pa shitur dhe pa blerë votën.

Peter Zingraf: Këto zgjedhje janë shumë thelbësore për Shqipërinë dhe BE dhe më vjen shumë mirë që gjendemi këtu, folëm me disa nga kandidatët. Do të vëzhgojmë dhe zgjedhjet.

Pyetur se çfarë rrezikon Shqipëria nëse nuk zhvillohen zgjedhje të lirshma dhe të ndershme Soreca u shpreh se ky është një test i rëndësishëm për një vend demokratik që aspiron në familjen evropiane. Të hënën do të kemi një raport paraprak të OSBE ODHIR.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu