Ilir Meta: SPAK të hetojë Ramën, nxorri lakuriq edhe njerëzit e drejtësisë

0

Presidenti Ilir Meta kërkon hetim urgjentisht për të zbardhur të vërtetën e përdorimit të të dhënave personale, duke nisur verifikimet nga kryeministri deri tek drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Informacionit.

Ndër të tjera Meta u kërkon edhe prokurorëve të marrin në pyetje patronazhistët që u ka caktuar Rama atyre.

Meta ngriti 11 pyetje për Ramën

1- Me çtë drejtë i ke marrë të dhënat personale qytetarëve.

2- Me çfarë guximi keni vendosur etiketime për jetën personale të qytetarëve.

3 Me çtë drejtë u ke caktuar nga një fuks për të zbuluar atyre dëshirat dhe hallet që ka deri tek jeta imtime .. për ti shantazhguar ata për ti dhunuar për të drejtën e votës

4- A e mendon se me këtë që ke bërë i ke hapur dyert krimit kibernetik”

…..

Duke ekspozuar të dhënat personale të njerëzve të drejtësisë dhe atyre që janë të ngarkuar me ruajtjen e sovranitetit I ke zhveshur dhe nxjerrë lakuriq përballë krimit të organizuar vendas e ndërkombëtarë e përballë shërbimeve të vende jo mike e armiqësore që janë kaq shumë aktive sidomos tani në prag të zgjedhjeve. I kërkoj prokurorisë të nisë urgjentisht verfikimet duke nisur nga kryeministri në detyrë e kryetari i PS-së Edi Rama e drejtuesit e agjencisë kombëtare të informacionit.

Prokurorët të marrin në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj që janë caktuar personalisht ju dhe ju survejojnë. Urgjentisht duhet të zbardhet e vërteta, pasi të dhënat personale dhe jeta private edhe e prokurorëve dhe e gjyqtarëve dhe e qytetarëve janë në një rrezik madhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu