Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

0

Ai shton se ilegalët nuk do të mundet të gjejnë asnjë punë në MB, dhe se nuk duhet të bien pre e rrjeteve kriminale që duan t’i trafikojnë duke u marrë paratë.

Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith ka zhvilluar një takim këtë mbrëmje me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori shkruan se të gjithë emigrantët e paligjshëm shqiptarë do të kthehen në vendlindje dhe nuk do të mund të udhëtojnë më kurrë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Ai shton se ilegalët nuk do të mundet të gjejnë asnjë punë në MB, dhe se nuk duhet të bien pre e rrjeteve kriminale që duan t’i trafikojnë duke u marrë paratë.

“Marrëveshja me shefin e policisë shqiptare Gledis Nano për #Shqipëri dhe #MB për të ndërmarrë veprime të shpejta në përgjigje të kriminelëve që shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që udhëtojnë ilegalisht në MB. Ne shprehëm vendosmërinë tonë të përbashkët për të ndalur fluksin e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Ne diskutuam realitetet për ata që mbërrijnë në brigjet e MB – ata nuk mund të sigurojnë një punë legale dhe së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të mund të udhëtojnë më në MB. Ata që tundohen për të udhëtuar dhe familjet e tyre nuk duhet të mashtrohen nga propaganda kriminale,”- shkruhet në postim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu