Nuk ndodhte që prej vitit 2005, Messi nuk nominohet për “Topin e Artë”

0

EUROPË- France Football ka zbuluar emrat e lojtarëve në garë për Topin e Artë të vitit 2022. Kampioni në fuqi dhe shtatë herë fituesi i çmimit, Lionel Messi është përjashtuar në mënyrë sensacionale nga lista e 30 lojtarëve të nominuar.

Ashtu si ai, edhe Neymar mbetet jashtë listës. Favoriti më i madh është Karim Benzema, në listë së bashku me pesë lojtarët e Real Madrid si Courtois, Vinicius Jr, Modric, Casemiro dhe Rüdiger.

Në mesin e të nominuarve, për të 18-tën herë radhazi është Cristiano Ronaldo. Ndërsa për skuadrat italiane u nominuan Vlahovic për Juventusin dhe për Milanin Leao dhe Maignan (finalist edhe për trofeun Yashin).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu