ELBASAN- Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan vetëm pak minuta pasi u mbyll zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 u zhvillua një takim i Ambasadorit të Holandës me prokurorë që mbikqyrën zgjedhjet.
Gjithashtu në takim ishte i pranishëm Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, si edhe prokurorët e SPAK dhe BKH.
Ambasadori i Holandës Reinout Vous është informuar për të gjitha problematikat zgjedhore që u evidentuan gjatë këtij procesi. Diplomati holandez është njohur edhe për rastet e krimeve zgjedhore dhe për klimëm elektorale që mbizotëroi nga fillimi i fushatës deri mbrëmjen e kësaj të diele.