I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Kinës, Wang Dexin u takua këtë të premten me kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Ambasadori Dexin u shpreh që Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të vjetër dhe bashkëpunimi dypalësh ka një bazë të fortë te të dy popujt. Pala kineze i kushton rëndësi bashkëpunimit në nivel pushteti vendor me palën shqiptare dhe është e gatshme që të thellojë lidhjet me bashkinë e Elbasanit. Kina dëshiron të nxitë shkëmbimet dhe bashkëpunimin dypalësh në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim, në të mirë të të dy popujve.

Sakaq, Kryebashkiaku Gledian Llatja vlerësoi lart bashkëpunimin mes bashkisë së elbasanit e palës kineze dhe u shpreh që pala shqiptare është e gatshme të zhvillojë shkëmbime e bashkëpunim me palën kineze në fushën e investimeve, kulturës etj. Turizmi dhe bujqësia janë sektor të rëndësishëm të zhvillimit të Elbasanit dhe pala shqiptare kërkon të thellojë më tej bashkëpunimin me palën kineze në këtë fushë.
Infoweb Media!





